Ngritja e kapaciteteve të profesionistëve të Qendrave Komunitare në Bashkinë e Tiranës

Ngritja e kapaciteteve të profesionistëve të Qendrave Komunitare në Bashkinë e Tiranës

Gjatë këtij muaji, profesionistët patën mundësinë të rrisin njohuritë e tyre, të shkëmbejnë eksperienca dhe të forcojnë kapacitetet profesionale përmes tre moduleve kryesore:
▶️Rrugëtimi në rrethana sfiduese – Një paketë metodologjike për krijimin, mbështetjen dhe qëndrueshmërinë e Bordeve Këshillimore të Fëmijëve dhe të Rinjve në Shqipëri, në kuadër të qasjes ndërsektoriale.
⏩️Menaxhimi i rasteve dhe ndërhyrjet multidisiplinare – Procesi i referimit dhe roli i institucioneve përgjegjëse në ofrimin e shërbimeve të koordinuara.
⏭️Prindërit si Partnerë: Nga Angazhimi te Prindërimi Pozitiv – Puna me prindërit në komunitet dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme, duke nxitur përfshirjen e tyre aktive në mirëqenien e fëmijëve.

Profesionistët përballen çdo ditë me sfida të shumta në punën me fëmijët, të rinjtë dhe familjet, veçanërisht në proceset e riintegrimit dhe risocializimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit. Bashkëpunimi i ngushtë me profesionistët e vijës së parë si dhe forcimi i marrëdhënieve me familjet, rrit ndjeshëm mundësitë për një mbështetje më cilësore dhe gjithëpërfshirëse.

Investimi në kapacitetet profesionale është investim për një të ardhme më të sigurt për fëmijët, të rinjtë dhe familjet. 
ℹ️Ky cikël trajnimesh u realizua në kuadër të projektit "Parandalimi dhe riintegrimi i sigurt: qasja holistike dhe qëndrueshmëria ndaj ekstremizmi të dhunshëm” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Global Community Engagement and Resilience Fund.