Më 2 dhjetor 2025, Terre des hommes Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit krijimin një hapësire miqësore, si një hap shumë të rëndësishëm për avancimin e drejtësisë për të mitur, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët gjatë procedurave përmbarimore.
Kjo hapësirë e dedikuar do të ndihmojë në reduktimin e stresit dhe minimizimin e ekspozimit ndaj situatave potencialisht të ndjeshme, traumatike apo procese të tjera me ngarkesë emocionale gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Terre des hommes në partneritet me Ministria e Drejtesise, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Austrian Development Agency është duke siguruar edhe mbështetje psikologjike për fëmijët e referuar nga zyrat përmbarimore në rang vendi, duke kontribuar në një qasje më të integruar dhe të ndjeshme ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Projekti “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” të zbatuar nga Terre des hommes dhe financuar nga Austrian Development Agency.