Në shtator 2025 nisi projekti “Mbrojmë jetën, ndërtojmë reziliencën: Reagimi Lokal ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore”. Është realizuar në Dibër takimi prezantues i projektit me përfaqësues të institucioneve lokale të tre bashkive Dibër, Bulqizë dhe Klos.
Projekti synon të ndërtojmë komunitete të sigurta, ku fëmijët, të rinjtë dhe familjet në rrezik marrin mbrojtjen dhe mbështetjen që u nevojitet, ndërsa institucionet vendore fuqizohen me aftësi dhe mjetet për të reaguar me efektivitet. Një komponent i rëndësishëm mbetet komponenti për fuqizimin ekonomik dhe nxitjen e përfshirjes në tregun e punës përmes këshillimit profesional, zhvillimit të aftësive jetësore dhe mundësive për vetëpunësim.
Gjatë këtyre katër muaj implementim përmes Shërbimit parandalues lëvizës “Akses dhe Mbështetje” (Reach and Support) janë realizuar në njësitë administrative të Bulqizës, Dibrës dhe Klosit aktivitete psikosociale me 221 fëmijë dhe prindërit dhe fushata nërgjegjësuese me 284 fëmijë, të rinj dhe të rritur.
120 individë kanë ndjekur Programin e Riintegrimit Socio & Ekonomik me fokus mbi komunikimin, punën në grup, inteligjencën emocionale dhe aftësitë e punësimit. 34 të rinj nga Bulqiza dhe Dibra kanë marrë pjesë në (Youth resilience Bootcamp), kampin për aftësimin dhe fuqizimin e tyre rreth reziliencës emocionale, sigurisë digjitale, aftësive financiare dhe komunikimin efektiv për parandalim dhe fuqizim. Më pas ato kanë ndarë njohuritë e marra me 274 bashkëmoshatarë të tyre.
60 profesionistë nga Dibra, Bulqiza dhe Klosi përmbyllën trajnimet dy ditore të përqendruara në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, përmes identifikimit të hershëm dhe forcimit të koordinimit ndërinstitucional në nivel lokal. Pjesëmarrësit u njohën me faktorët kryesorë të rrezikut, vlerësimin fillestar të situatave dhe treguesit orientues për zbulimin në kohë të rasteve të viktimave dhe viktimave të mundshme. Rrugëtimi ynë vazhdon...
Projekti “Mbrojmë jetën, ndërtojmë reziliencën: Reagimi Lokal ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore” zbatohet nga Terre des hommes Shqipëri (Tdh) dhe Edu Innovation dhe financohet nga UK International Development i Qeverisë Britanike-British Embassy Tirana.