Forcimi i Kapaciteteve dhe Angazhimeve të Organizatave Vendore Përmes Ndërhyrjeve të Tdh

Lokalizimi në konteksti humanitar ka për qëllim të mbështes aktoret vendas (rajonal dhe kombëtar) dhe njerëzit në komunitetet e prekura për të pasur një rol udhëheqës të fortë. Komunitetet e prekura përgjithësisht janë shumë të rezistentë dhe kanë zhvilluar burime, por ata nuk kanë gjithmonë kushte të mjaftueshme për të ndërtuar sisteme të forta dhe kapacitete të qëndrueshme. Tdh-ja ka ndërmarrë një seri inisiativash për të forcuar kapacitetet e organizatave vendore, si dhe për të ndihmuar në rritjen e aftësive të aktorëve vendas.

Tdh planifikon të adresojë lokalizimin në dy aspekte komplementare me njëra-tjetrën: 
• Partneriteti i Cilësisë: Tdh synon të jetë një mbështetës i madh i inisiativave humanitare dhe zhvillimore të udhëhequra në vend. Fokusi është përmirësimi i kapaciteteve për të angazhuar një partneritet cilësor për shërbime në kontekstin humanitar dhe zhvillimor, për mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve në migrim, për qasje në drejtësi për fëmijët dhe të rinjtë në kontakt me ligjin. Partneriteti duhet të projektohet dhe udhëhiqet strategjikisht për të qenë i relevant, i përputhshëm dhe qëllimor. 
• Ndërtimi i kapaciteteve dhe kompetencave të organizatave vendore për sisteme më të forta, përfshirë organizatat e shoqërisë civile, duke i mbështetur ata për të rritur "cilësinë, shtrirjen dhe qëndrueshmërinë dhe në fund për të kontribuar në pavarësinë operacionale dhe financiare të këtyre organizatave" (siç është shprehur në fokusin e orientimit të ndikimit të themelimit të Somaha).
 

Lajme të lidhura dhe publikime

LocalLink Hub është pjesë e përpjekjeve pë partneritet dhe lokalizim të Terre des hommes (Tdh). Nëpërmjet kësaj platforme, Tdh synon të kontribuojë në një ndryshim të kahut të vendimmarrjes për ta bërë punën humanitare dhe zhvillimore më të barabartë dhe të qëndrueshme për aktorët lokalë. Tdh synon…
Partnerët lokalë të Terre des hommes në të gjithë Rajonin e Evropës dhe stafi i Tdh-së, i angazhuar në bashkëpunimin me organizatat partnere lokale, morën pjesë në një Trajnim njëjavor mbi Mbledhjen e  Fondeve Institucionalë. Ky trajnim shërbeu si një mundësi e vlefshme për pjesëmarrësit që të…
Partnerët lokalë të Terre des hommes Shqipëri, të cilët prej vitesh kanë bashkëpunuar me ne, janë bërë pjesë e një workshopi me fokus lokalizimin, një koncept i lidhur ngushtë me eficencën e punës që bëjmë të gjithë se bashku në afatgjatë. Në përputhje me strategjinë e saj 2021-2024, Terre des…