LocalLink Hub është pjesë e përpjekjeve pë partneritet dhe lokalizim të Terre des hommes (Tdh). Nëpërmjet kësaj platforme, Tdh synon të kontribuojë në një ndryshim të kahut të vendimmarrjes për ta bërë punën humanitare dhe zhvillimore më të barabartë dhe të qëndrueshme për aktorët lokalë. Tdh synon të mbështesë partnerët e saj lokalë (organizatat lokale të shoqërisë civile dhe autoritetet lokale) për t'u përgatitur më mirë për krizat e mundshme në të ardhmen.
Në hapësirën e-learning mund të gjeni 34 kurse relevante për organizatat lokale dhe autoritetet lokale të organizuara në opsionet më poshtë:
- Bazat humanitare dhe të zhvillimit.
- Zhvillimi i organizatave dhe menaxhimi i OJQ-ve.
- Menaxhimi i projekteve dhe programeve.
- Siguria dhe mbrojtja.
- Ekspertiza teknike.
- Tjetër
Zbuloni më shumë kurse të lidhura në linqet:
Migrimi në Shekullin e 21-të: Rreziqet, Realitetet dhe Mundësitë për Ndryshim
Lokalizimi në Terre des hommes (edhe në gjuhën shqipe)
Ndikimi në Numra: Gjurmimi i Përfituesve dhe metodat e tij (nga Terre des hommes Lausanne)
Bazat Financiare për OJQ-të Kombëtare: Seri Trajnimesh Praktike
Paketa e Integrimit të Partnerëve të Terre des hommes
Mbledhja e Fondeve Institucionale (edhe në gjuhën shqipe) etj.
Ekzistenca e LocalLink Hub u bë e mundur falë financimit të ofruar nga Fondacioni Somaha.
Që nga viti 2022, Tdh dhe Fondacioni Somaha kanë punuar së bashku për "Forcimin e kapaciteteve dhe angazhimit të organizatave lokale përmes ndërhyrjeve të Tdh". Si Tdh ashtu edhe Fondacioni Somaha njohin nevojën për një ndryshim pushteti në sektorin humanitar dhe të zhvillimit dhe vendosin partneritetin dhe lokalizimin në qendër të strategjisë së tyre.