Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia

Terre des hommes-Shqipëri është duke vënë në zbatim projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është “Përforcimi i sistemit shqiptar të drejtësisë për të mitur duke nxitur zotëruesit e të drejtave (fëmijët dhe të rinjtë) dhe përgjegjësit për zbatimin e tyre (profesionistët e zbatimit të ligjit dhe kujdesit social)”.

Kjo synohet të arrihet përmes fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve në ndërmarrjen e iniciativave të krijuara nga vetë ata. Specifikisht në 8 zona të vendit, projekti do të sjell përmirësim të njohurive dhe aftësive të fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 14 – 25 vjeç mbi shtetin e të drejtës, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore & diversitetin, mjedisin dhe rolin që ata mund të luajnë për të sjellë ndryshimin që duan në komunitetin ku ata jetojnë. Ata do të nxiten të ndërmarrin 48 iniciativa të cilat do të vihen në zbatim me qëllim krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për secilin nga temat e sipërpermendura. Njëherësh, 19 organizata rinore të shoqërisë civile do të mbështeten të punojnë me fëmijë dhe të rinj, familje dhe komunitete për të zhvilluar dhe zbatuar inisiativa lokale që kanë në qendër fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në këto nisma.
 

Objektivat

  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në fokus shtetin e së drejtës, demokraci, të drejtat e njeriut dhe mjedisin.
  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në vëmendje barazinë gjinore & diversitetin, rolet gjinore dhe normat sociale.
  • Të rriten aftësitë e profesionistëve të drejtësisë me qëllim që të ofrojnë shërbime më cilësore për të miturit e pandehur, viktima ose dëshmitarë gjatë procedimeve penale.

 

Kohëzgjatja e Projektit: 1 Korrik 2022 - 31 Dhjetor 2025

Buxheti i Projektit: EUR 1,000,000

 

Austrian Development Agency
Austrian Development Agency

Lajme të lidhura dhe publikime

“Trafikimi i qenieve njerëzore në sytë e të rinjve” ishte tema e ekspozitës që çeli dyert në mjediset e shkollës së mesme “At Gjon Karma” në njësinë administrative, Gur i Zi, në Bashkinë  Shkodër.  Të rinjtë e angazhuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” i…
Pas realizimit të videos ndërgjegjësuese, grupi i të rinjve që punon me metodologjinë “Ti Krijon” të gjimnazit “At Gjon Karma” në njësinë administrative Guri i Zi kanë shtrirë të nismën e tyre edhe me bashkëmoshatarë të tjerë të komunitetit të tyre. Bullizmi i sjellë në vëmendje përmes videos…
Le të fuqizohemi dhe të mësojmë të adresojmë vështirësitë e sfidat tona pranë institucioneve përgjegjëse! Ka qenë ky mesazhi që të rinjtë e Lezhës kanë marrë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, përmes aktivitetit të zhvilluar nga Terre des hommes në bashkëpunim me Shërbimin Social të Bashkisë Lezhë.…
Le të ndajmë eksperiencat pozitive dhe nxisim shkëmbimin mes të rinjve! Në këtë frymë grupi i të rinjve të angazhuar në bashkinë Dibër si pjesë e projektit “Të rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia”, është bërë pjesë e fushatës ndërgjegjësuese kundër trafikimit të zhvilluar në kuadër të programit “…
“Ligji dhe drejtësia nuk janë gjithnjë të njëjta” “Njohja e ligjeve është njohja e vetes” Këto janë disa nga mendimet e të rinjve të Lezhës dhe Fierit, pjesëmarrës  në trajnimin “Edukimi Ligjor për të Rinjtë”, në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”, i zbatuar nga Terre…
Çfarë kuptojmë me përkatësi gjinore? Po me diversitet dhe norma sociale ?  Këtyre pyetjeve i janë përgjigjur të rinjtë e grupit të Tiranës të cilët i janë nënshtruar një trajnimi mbi çështje të barazisë gjinore dhe steriotipeve, përmes të cilit patën mundësinë që të zgjeronin botëkuptimin e…