Thirrje për ofertë me objekt: " Rikonstruksion i pjesshëm i QKF-Dibër” Nr. ALB/25/TIR/142/MIG

Terre des hommes (Tdh) është organizata lider zvicerane për ndihmën ndaj fëmijëve, e themeluar në vitin 1960. Tdh operon në Shqipëri që nga viti 1993 në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, migrimit dhe drejtësisë për të miturit. Fusha e ekspertizës së Terre des hommes varion nga ndërhyrjet psiko-sociale te fuqizimi i institucioneve qeveritare dhe aktorëve kryesorë të nivelit vendor, rajonal dhe kombëtar dhe forcimi i mbrojtjes së fëmijëve, sistemit të drejtësisë për të miturit dhe sistemit të përfshirjes sociale për migrantët në Shqipëri.

Mbi thirrjen:

Në kuadër të zbatimit të projektit “Mbrojmë jetën, ndërtojmë reziliencën: Reagimi Lokal ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, Terre des hommes – Misioni në Shqipëri kërkon angazhimin e një kontraktori të licencuar për kryerjen e punimeve rehabilituese dhe përshtatëse në hapësirat e katit të parë të QKF Dibër, e ndodhur në bulevardin “Elez Isufi”, Dibër. Punimet do të realizohen në përputhje me relacionin teknik të lëshuar nga Bashkia Dibër, i cili përcakton kërkesat funksionale dhe specifikimet teknike për përshtatjen e hapësirës.

Për më shumë Informacion ju lutem referojuni dokumentacionit bashkëngjitur si më poshtë:

- Termat e References

- Preventivi i punimeve

- PROJEKTI - Planimetria

- Specifikimet teknike

Afati I aplikimit dt 10.12.2025. ora 12.00, në adresën alb.application@tdh.org

Projekti “Mbrojmë jetën, ndërtojmë reziliencën: Reagimi Lokal ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore” zbatohet nga Terre des hommes Shqipëri dhe Edu Innovation dhe financohet nga UK International Development i Qeverisë Britanike - British Embassy Tirana.

Data e fillimit
Lloji i Kontratës
Në përputhje me ligjin vendas.
Vendndodhja
Dibër
Afati i Aplikimit
Bashkëlidh
Preventivi20.19 KB
Planimetria951.96 KB