𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 “𝐍𝐠𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐞: 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐢 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞

 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 “𝐍𝐠𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐞: 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐢 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 “𝐍𝐠𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐞: 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐢 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞”, u zhvillua me sukses me pjesëmarrjen dhe kontributin e të gjitha institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë, mbrojtjes dhe sigurimit të të drejtave të fëmijëve.
Gjatë konferencës u prezantua  studimi kombëtar mbi zbatimin e të drejtave procedurale për fëmijët në konflikt me ligjin, duke ndarë gjetje të rëndësishme dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e praktikave të hetimit dhe gjykimit të çështjeve që kanë të bëjnë me fëmijët në konflikt me ligjin.


Diskutimet sollën perspektiva të vlefshme mbi:
•    rëndësinë e zbatimit rigoroz të të drejtave procedurale për fëmijët në konflikt me ligjin duke siguruar procese dhe hapësira miqësore gjatë hetimit dhe gjykimit,
•    nevojën për të siguruar në vazhdimësi nëpërmjet trajnimit fillestar dhe vazhdues, rritjen e kapaciteteve të profesionistëve mbi trajtimin e çështjeve të të miturve në proceset penale e civile,
•    zbatimin e masave alternative përkundrejt dënimit me burgim,
•    zhvillimin e praktive, programeve dhe mundësive për riintegrimin e fëmijëve në komunitet.


Znj. Elona Hoxha Zv. Ministre e Drejtësisë u shpreh se fëmijët në kontakt me ligjin, qofshin këta viktima, dëshmitarë apo të akuzuar janë individë në një situatë të ndjeshme, ku drejtësia nuk duhet të jetë vetëm procedurë por mbrojtje, ndihmë dhe mundësi për rikthim në jetë.
Ne besojmë fort se një drejtësi që u shërben fëmijëve është themeli i një drejtësie të fortë, humane që mbron më të brishtët, një drejtësi e cila ndërton besim dhe garanton mundësi të barabarta që çdo fëmijë të rritet me dinjitet dhe shpresë për të ardhmen.
Garantimi i të drejtave të fëmijëve kërkon bashkëpunim të fortë ndërinstitucional, angazhim të përbashkët dhe vullnet për ndryshim. Le ta bëjmë drejtësinë për të mitur jo një proces por një premtim për fëmijët!


Një falënderim i veçantë për:
Austrian Development Agency
Ministria e Drejtesisë
Prof. Arben Rakipi
Dr. Amarildo Laçi
Shkolla e Magjistraturës 
Akademia e Sigurisë
Dhoma Kombëtare e Avokatisë
UNICEF Albania
Policia e Shtetit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Shërbimi i Provës
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve
Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës


Konferenca kombëtare u realizua në kuadër të projektit “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Austrian Development Agency.

Gjeni më shumë informacione të vlefshme në videon më poshtë: