Inaugurimi i Qendrës për Mirëqenie Psikosociale në Kukës

Inaugurimi i Qendrës për Mirëqenie Psikosociale në Kukës

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, zhvilluam ceremoninë e inagurimit të Qendrës për Mirëqenie Psikosociale në qytetin e Kukësit. Kjo qendër shërben si një hapësirë e sigurt dhe miqësore, ku komuniteti ka mundësi të marrë mbështetje psikologjike, këshillim individual dhe në grup si dhe ndërgjegjësim. 


Terre des hommes në bashkëpunim me Bashkinë Kukës do të ofrojë shërbime gjithëpërfshirëse për fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe komunitetin, përfshirë:
•    ndihmën e parë psikologjike
•    kujdesin e informuar për traumën
•    këshillimin mbështetës
•    psikoedukimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit

Përmes ekspozitës së pikturave patëm mundësi të njihemi me histori, emocione dhe reflektime të të rinjve. Bazuar në këto histori të vërteta, të rinjtë kanë ndarë emocionet e bashkëmoshatarëve dhe nënave të tyre, pengesat dhe ecjet e tyre deri në momentin kur kanë gjetur një vend ku dëgjohen, vlerësohen dhe mund të fillojnë të rindërtojnë jetën e tyre. Duke marrë përgjegjësi individuale dhe shoqërore sfidat bëhen më të lehta për t’u kapërcyer. 


“Jam e impresionuar nga të menduarit e të rinjve. Qendra të tilla janë të rëndësishme për komunitetin sidomos kur kjo nevojë vjen nga ata. Modele të tilla shërbimesh duhet të replikohen në të gjithë Shqipërinë”- shprehet Znj. Seferi, Zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.


Projekti “Zhvillimi i Shërbimeve të Specializuara - Qendra Multifunksionale për Mirëqenie Psikosociale Kukës” zbatohet nga Terre des hommes Albania në bashkëpunim me Bashkia Kukës, në kuadër të programit “BE për Kujdesin Social. Ky program financohet nga European Union in Albania, zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.